Flash News

KRYESORE

Gjyshi i Asmer Bilalit apel autoriteteve: Gjeni fajtorët e krimit dhe lejoni që djali të vijë në ceremoninë mortore

Gjyshi i Asmer Bilalit apel autoriteteve: Gjeni fajtorët e krimit dhe

Vjehrri i një prej vëllezërve të vrarë paraditen e së shtunës në Shkodër, Fahri Vejuka kërkon zbardhjen e krimit, duke e konsideruar një ngjarje shumë të rëndë.

“Pothuajse është shuar një familje pas kësaj ngjarjeje dhe institucionet duhet të bëjnë detyrën e tyre për çfarë ka ndodhur”, shprehet ai.

Fahri Vejuka është gjyshi i Asmer Bilalit, i cili aktualisht është në burg si pjesë e grupit kriminal “Bajri”.Gjyshi bën apel që Bilalit t’i jepet leje vetëm për ditën e sotme nga autoritetet e burgut, ndërsa kërkon që t’i jepen edhe dy ditë të tjera për të pritur dhe përcjellë të afërmit për ngushëllime.

“Vëllai i tij 23 vjeç është shumë i sëmurë dhe nuk është askush tjetër. Shpresojmë qe institucionet të vendosin dorën në zemër dhe te na mirëkuptojnë në kërkesën tonë”, thotë Vejuka.

Të fundit