Flash News

KRYESORE

“Gjysmagjelat më ngritën padi”, Spaho i përgjigjet Ramës: I paske mbushur poturet e Haxhi Qamilit

“Gjysmagjelat më ngritën padi”, Spaho i përgjigjet

Kreu i grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili i quajti ‘gjysmagjela’ bashkë me kreun e Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, pasi i depozituan në Prokurorinë e Tiranës një padi për kanosje dhe kërcënim ndaj ish-oficerit, Emiljano Nuhu.

Përmes një reagimi në ‘facebook’, Spaho i kujton kryeministrit rastin e Agron Geron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

“Sot denoncuam në Prokurori gjelin e rrjepur të krimit të organizuar në Shqiperi për Kanosje për shkak të detyrës; Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe Kanosja për të mos kallëzuar, të ushtruara ndaj Nënkomisarit Emiljano Nuhu.

I paska mbushur poturet e Haxhi Qamilit megjithëse Prokurorinë e ka si paradhomë të Rilindjes. Po presim të na tregosh analizat e zërit të Gones. I dërgoj Inglizi apo jo? Apo do i dërgojë kur të celë gjethi?”, i përgjigjet Spaho.

Të fundit