Flash News

KRYESORE

Gjysmë ton drogë në Itali, si u zbuluan trafikantët shqiptarë nga bishtat e cigareve dhe bidonët e benzinës

Gjysmë ton drogë në Itali, si u zbuluan trafikantët

Zbardhen detaje të reja lidhur sasinë prej 500 kg lënde narkotike të llojit marijuanë që u kap dy net më parë në brigjet italiane dhe operacionit për zbulimin dhe arrestimin më pas ta trafikantëve shqiptar.

Sipas shqiptarja.com, droga ishte nisur nga zona e Nartës, pas dyshimeve se afër kësaj lagune ishin gjetur 2 bidonë me benzinë që janë përdorur për furnizimin e gomones, rreth 7 metra e gjatë dh një motor me 200 kuaj fuqi.

Lënda narkotike sipas policisë dyshohet se ishte magazinuar rreth dy javë më parë në një banesë të braktisur, e cila ndodhet afër bregut të lagunës. Gjatë kontrollit iu gjetën ushqim dhe bishta cigaresh që dyshohen se janë konsumuar nga trafikantët. Policia ka ushtuar kontroll edhe në banesat e dy skafistëve të arrestuar në Itali, të cilët njëherësh ishin edhe punonjës të policisë kufitare, por që deri më tani nuk rezulton asnjë e paligjshme.

Hetimet gjithashtu kanë dokumentuar se 2 punonjës të Policisë Kufitare në "Tri Port" nuk kanë kryer praktikën e rregullt ligjore për regjistrimin e mjetit lundrues tip gomone, i cili u kap në Brindizi me lëndë narkotike.

Rezulton se mjeti lundrues, i cili figuron i regjistruar me dokumentacion në Stacionin Kufitar, ka hyrë në brendësi të Pikës "Tri Port" dhe pa u regjistruar ka dalë më pas në det. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA), Vlorë, arrestoi 2 punonjës të Stacionit të Policisë Kufitare në ‘Tri Port’, N/Komisar Bledar Kuçi me detyrë përgjegjës turni dhe Inspektor Idlir Ajazaj, me detyrë ndihmës kontrollor. 

Të fundit