Flash News

KRYESORE

Gjytarja e Kushtetueses në sitën e vettingut, 4 vjet më parë Kuvendi kërkoi të përjashtohej pas ankesës së Bujar Nishanit

Gjytarja e Kushtetueses në sitën e vettingut, 4 vjet më parë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritet të shqyrtojë sërish një rast nga radhët e Gjykatës Kushtetuese.

Pas seancës së djeshme dëgjimore me prokuroren e Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani, seanca e radhës pritet të jetë ajo e Altina Xhoxhaj, gjyqtare pranë Gjykatës Kushtetuese.

Për zhvillimin e kësaj seance, sipas KPK trupa gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Genta Tafa (Bungo).

Emri i gjyqtares Xhoxhaj u bë më shumë mediatik në 2014, kur Kuvendi kërkoi dorëheqjen e gjyqtares Altina Xhoxhaj nga shqyrtimi i çështjes për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës midis këtij institucioni dhe presidentit Bujar Nishani në atë kohë.

Në atë kohë, Kuvendi kërkoi përjashtimin e gjyqtares Altina Xhoxhaj dhe kolegut të saj Vladimir Kristo në shqyrtimin e një ankese të Presidentit Bujar Nishani për shkarkimin e kreut të ILDKP-s Zana Xhuka.

“Rezulton se Arben Idrizi bashkëshort i gjyqtares Altina Xhoxhaj dhe Olsi Kristo i biri i gjyqtarit Vladimir Kristo, janë punësuar në institucionin e presidentit të republikës, respektivisht në pozicionin e sekretarit të përgjithshëm dhe të këshilltarit ligjor. Për rrjedhojë Presidenti i Republikës inicuesi kësaj çështje, i cili nëpërmjet kërkesës së paraqitur  pretendon cenimin e drejtëpërdrejtë të ushtrimit të kompetencave të tij, rezulton të jetë njëherazi punëdhënës i bashkëshortit të gjyqtares zonjës Altina Xhoxhaj dhe i djalit të gjyqtarit Vladimir Kristo – thuhej në kërkesën e Kuvendit.

Si bazë ligjore të konfliktit të interesit mes gjyqtarëve të kësaj çështjeje Kuvendi në kërkesë citon ligjin numër 8577 datë 10.2.2000 për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të republikës së Shqipërisë neni 36 shkronja b ku thuhet: “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese është i detyruar të heqë dorë nga shqyrtimi i çështjes konkrete kur “Për shkak të lidhjeve fisnore apo lidhjeve të tjera me pjesëmarrësit në gjykim vihet në dyshim objektiviteti i tij”.

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit