Flash News

KRYESORE

‘Godet’ 21 vjeçarja tjetër e LSI, sulmon mjekun Kalo: Tre vajzat e tua dhe nëna e tyre jetojnë në Kanada; ti nuk ke virtyte

‘Godet’ 21 vjeçarja tjetër e LSI, sulmon mjekun Kalo:

Reagimet e 21 vjeçarëve që LSI ka futur nëpër lista si kandidatë të mundshëm për deputetë të Kuvendit, po kthehen sa komike aq edhe shqetësuese.

Pasi Klevi Pojana i jepte kryeministrit Edi Rama leksione për familjen, është një tjetër vajzë e re, e quajtur Rea Kotani, që bën të njëjtën gjë me mjekun Tritan Kalo.

Kalo shprehur shqetësimin se përse LSI po e shkatërron brezin e ri duke i ngarkuar detyra për të cilat ata nuk kanë moshën, përgatitjen dhe kulturën e nevojshme për t’i kryer. Por, këtij shqetësimi i është përgjigjur ashpër Rea, e cila ishte takuar më parë me mjekun Kalo.

21 vjeçarja i kujton Kalos faktin se tre vajzat e tij dhe nëna e tyre jetojë në Kanada, ndërsa mjeku pavarësisht profesionit nuk e gëzon virtytin e qytetarisë.

Mjeku Kalo i shqetësuar për vendimin e LSI: Pse po e deformoni në këtë mënyrë brezin e ri?

Reagimi i plotë i Rea Kotanit:

Ne erdhëm për të të respektuar doktor Tritan Kalo!...

Me keqardhje dhe zhgënjim lexova shkrimin tuaj Doktor Tritan Kalo, teksa vizitën tonë miqësore e me shumë edukatë në shtëpinë tuaj, ju e paskeni perceptuar e përjetuar për fat të keq si tallje!

Në kuadër të fushatës zgjedhore kemi trokitur e shkuar në qindra shtëpi; në shtëpi njerëzish të thjeshtë e me plot halle e vështirësi, në shtëpi të papunësh, por edhe në shtëpi njerëzish të shquar, të përkëdhelurish prej fatit apo edhe në shtëpi njerëzish që nuk e duan LSI-në, por gjithkund, e përsëris gjithkund na kanë pritur si vajzat e tyre; më kanë dëgjuar e më kanë pyetur, edhe më kanë kundërshtuar e kritikuar, por askund nuk ma kanë mbyllur derën. Përkundrazi, më kanë përcjellë me mirësi prindi.

Po ju doktor përse jeni ndjerë i tallur?

Ngaqë unë jam një vajzë e re njësoj si tre vajzat e tua që megjithëse jetojnë në Kanada bashkë me nënën e tyre, jam e bindur që e duan vendin e tyre po kaq sa e dua edhe unë që jetoj e shkollohem këtu?

Apo ngaqë unë jam me LSI-në jeni ndjerë ju i tallur?

Kjo është një zgjedhje krejt personale dhe unë e kam bërë me bindje dhe punoj për LSI-në me shumë përkushtim, sepse LSI më ka dhënë mua dhe brezit tim shansin për të vendosur vetë e për të përfaqësuar brezin tim!

Unë dhe miqtë e mi të rinj erdhëm tek ju si miq, pa menduar se do të na përgojoje e do të ndjeheshe i tallur! Erdhëm edhe me kënaqësinë që do të takonim një mjek të njohur, që të të mund të të jepnim edhe ndjesinë e respektit për një brez që nuk pranon, madje refuzon të qëndrojë indiferent!

Mikpritja është virtyt, është edhe fisnikëri. Është qytetari!

Por ja që nuk qenka e thënë që të jesh mjek, doktor a profesor e domosdo je edhe bartës i këtij virtyti!

Ndërsa përgojimi i mikut është poshtërsi, edhe nëse miku është një fëmijë, siç më quani ju!

Nejse, punë për ju e gjitha kjo! Por nuk e di se si do të ndjehen vajzat tuaja që ju, babai i tyre mjek, u ndjetë kaq i tallur pa asnjë të drejtë vetëm e vetëm që unë në shenjë respekti për ju dhe me dëshirën për të takuar doktorin që për të qenë i tillë duhet të ketë vlerë të parë humanizmin, erdha e trokita në derën tuaj?!

Me respekt

Rea Kotani

Kandidate për deputete e LSI në Qarkun Tiranë

Të fundit