Flash News

KRYESORE

Godinat e dëmtuara nga tërmeti, Rama ultimatum ndërtuesve: Shumë shpejt, do jetë vonë për ta

Godinat e dëmtuara nga tërmeti, Rama ultimatum ndërtuesve:

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish në mbledhjen e radhës me Këshillin e Ministrave ndërtuesit e pallateve që u dëmtuan rëndë nga tërmeti i së martës.

Shefi i qeverisë u kërkoi të paraqiten vetë dhe të nisin riparimet e dëmeve nën vëzhgimin e grupeve të inspektimit, para se të jetë vonë.

“Njësia speciale kundër korrupsionit ka filluar të përgatisë hartën e veprimeve për të identifikuar përgjegjësi në godinat problematike, por dua të bëj një apel për të gjithë ata që kanë ndërtuar godina që sot hyjnë te godinat e dëmtuara, por jo të rrezikshme, të paraqiten vetë urgjentisht në zyrën përkatëse dhe të bëjnë deklaratën e gatishmërisë për t'i paguar vetë godinat një për një. Shumë shpejt do të jetë vonë për ta, kush do i shmanget këtij detyrimi do të jetë i akuzuar drejtpërdrejt përpara drejtësisë dhe do ta çojmë ne në akuzë dhe do të kërkojmë burgim për papërgjegjshmëri.

Sot duhet të merret lista e ndërtuesve të pallateve të dëmtuara. Të gjithë duhet të njoftohen që të paraqiten e të marrin përsipër që të bëjnë riparimet e dëmeve që janë shkaktuar, por nën supervizimin e rreptë të grupeve të inspektimit”, tha Rama, i cili shtoi edhe se lidhur me katet e shtuara pa leje, duhet të regjistrohen dhe me të cilat për to duhet të ndërmerret një nisëm të veçantë.

Të fundit