Flash News

KRYESORE

Goditen 2 raste të "prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike", në pranga 2 shtetas të huaj

Goditen 2 raste të "prodhimit dhe shitjes të lëndëve

Polica Kufitare ka goditur dy raste të "Prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike” dhe ka vënë në pranga 2 persona, ndërkohë që një i tretë po ndiqet në gjendje të lirë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit:

P.P, 35 vjeç, banues në Pragë-Çeki.

C. B, 50 vjeç, banues në Osnabruck-Gjermani.

Si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases :

T.G, 18 vjeçe, banuese në Pragë-Çeki.

Sipas policisë destinacioni i lëndës narkotike ishte Maqedonia.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare godet dy raste të "Prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike".

Sekuestrohen 6 gr lëndë e dyshuar narkotike resin (çokollatë) dhe 4,5 gr Cannabis Sativa.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas të huaj, poseduesit e lëndës, si edhe procedohet në gjendje të lirë një shtetase tjetër.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Narkotikët dhe Trafiqet në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :

P.P, 35 vjeç, banues në Pragë-Çeki.

  1. B, 50 vjeç, banues në Osnabruck-Gjermani.

Si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases :

T.G, 18 vjeçe, banuese në Pragë-Çeki.

Më datë 21.07.2017, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është paraqitur shtetasi çek P.P, i cili udhëtonte me mjetin tip“Skoda” me pasagjere shtetasen T.G.

Gjithashtu edhe shtetasi gjerman C. B, i cili udhëtonte me mjetin tip “Toyota”.

Destinacioni i të tre shtetasve ishte Maqedonia.

Gjatë kontrollit të detajuar që shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Doganën kanë ushtruar ndaj tyre dhe ndaj mjeteve me të cilat udhëtonin, konkretisht në çantat personale të tyre iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • 2,6 gr lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa, shtetasit çek.
  • 6 gr lëndë e dyshuar narkotike si resin (çokollatë) dhe 1,9 gr lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa, shtetasit gjerman.

Veprimet proceduriale të dy rasteve u kryhen nga Sektori për Narkotikët e Trafikun e Paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

 

Të fundit