Flash News

KRYESORE

Goditen 5 bandat shqiptare të prostitucionit në Itali, policia italiane jep detaje

Goditen 5 bandat shqiptare të prostitucionit në Itali, policia

Policia italiane e Peskares ka dhënë detaje të reja, lidhur me operacionin e një dite më parë për goditjen e 5 bandave kriminale që përbëheshin nga shqiptar dhe rumun. Pas një operacioni të koordinuar midis policisë së Peskarës dhe policisë së Modenës, është arritur goditja e këtyre bandave të cilët merreshin me trafikimin e femrave dhe shfrytezimin e tyre për prostitucion.

Nga ky operacion kanë rënë në pranga 11 persona, mes tyre disa shqiptarë.

Grupi i parë shqiptar përbëhej nga Endrit Gjella, Hajrije Rrushi, e Stela Shemliu.

 Grupi i dytë shqiptar përbëhej nga Hushi Rovino.

Në një konferencë për shtyp, policia e Pescarës bëri me dije se pjesë e këtij grupi janë shtetasi Endrit Gjella, i arrestuar për shfrytëzim prostitucioni që në prill të vitit të kaluar. Dritan Taco, 23-vjeçari që njihet edhe si krahu i djathtë dhe shoqja e tij Anxhela Avdiraj 20-vjeç, e arrestuar në Modena.

Prokurori i çështje ka bërë me dije se, Endrit Gjella edhe pse nga burgu, vazhdoi të koordinonte miqtë e tij jashtë që të ecnin përpara me biznesin e paligjshëm. Që të paguante shpenzimet, Endrit Gjella kërkonte vazhdimisht vajza të tjera nga Shqipëria. Dyshimet e policisë nisën për rastin e dy vajzave të mbërritura në Bari.

Policia italiane ka lëshuar urdhër arresti për tre shtetas shqiptarë, dy burra dhe një grua që dyshohet se kanë futur ilegalisht në Itali bashkëatdhetare në moshë të re, në mënyrë që t’i shfrytëzonin si prostituta. Panorama

Të fundit