Flash News

KRYESORE

Goditen dy raste të tentativës për blerje votash, doganieri kapet me listë votuesish dhe para në makinë

Goditen dy raste të tentativës për blerje votash, doganieri kapet

Policia ka goditur dy raste të tentativës për blerje votash në Shkodër dhe Vlorë.

Si pasojë e veprimeve të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër është bërë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit Izmir Gëzim Bushaj, 26 vjeç, banues në fshatin Kullaj , me detyrë doganier në doganën e Vermoshit, së bashku me shtetasin Xhyher Bushaj ku brenda automjetit tip ‘Hunday’, me targa ‘AA 797 MK’, konstatoheshin një listë votuesish dhe sasi e konsiderueshme parash të destinuara për t’i shpërndarë me qëllim blerjen e votës.

Edhe nga Drejtoria Vendore e Policisë së Vlorës u referuan materialet në Prokurorinë, në ngarkim të shtetasve me iniciale A.A., N.H., dhe G.O., banues në Vlorë, sepse kanë kryer veprime me shtetas të ndryshëm, për blerjen e votave për subjekte elektorale.

Denoncimi: Në Tiranë po blihen vota nga njerëz pas xhamave të errët

Të fundit