Flash News

KRYESORE

Goditën me sende të forta 27 vjeçarin në Maliq, arrestohen kushërinjtë

Goditën me sende të forta 27 vjeçarin në Maliq, arrestohen

Janë arrestuar tre autorët e vrasjes së mbetur në tentativë mbrëmjen e djeshme në fshatin Bodgorie të Maliqit.

Në pranga ranë kushërinjtë Eduartd Xhemollari 25 vjeç, Jani Xhemollari 48 vjeç, dhe Marenglen Bollguri 27 vjeç, të tre banues të fshatit Bodgorie.

"Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 27.12.2017, në fshatin Podgorie, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me mjete të forta, shtetasin E.B, 27 vjeç, banues në Podgorie 27 vjeçari u transportua në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve." informon policia e Korçës.

Ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme, të arrestuarit akuzohen për “vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.

Të arrestuarit kanë goditur me sende të forta 27 vjeçarin me iniciale E.B i cili ka përfunduar në spital nga plagët e marra. Mësohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta.

 

Të fundit