Flash News

KRYESORE

Goditet anëtari i LSI, Petrit Vasili reagon ashpër: Ky është autori që policia nuk e arreston, do përgjigjemi

Goditet anëtari i LSI, Petrit Vasili reagon ashpër: Ky është

Kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka denoncuar dhunën ndaj një anëtari të kësaj partie në Zharrëz të Fierit. Vasili ka deklaruar se personi që ka ushtruar dhunën është Agim Grembi, por sipas tij, policia refuzon të arrestojë autorin.

Vasili ka theksuar se përgjigjja e LSI-së do të jetë e ashpër dhe ka kërkuar nga PS që të distancohet nga kriminelët.

“Një anëtar i LSI në Zharrëz është goditur nga horra të PS. Personi që ka kryer aktin kriminal është Agim Grembi, por policia e drogës nuk e ka arrestuar. Përgjigjja jonë do të jetë shumë e ashpër, nuk do të falim asnjë që guxon të bëjë presion. Dega e PS në Fier është përgjegjëse për armiqësinë e krijuar. Kërkojmë nga PS që të dënojë aktin dhe të distancohet nga kriminelët”, është shprehur Vasili.

Të fundit