Flash News

KRYESORE

Goditet banda e hajdutëve shqiptarë në Spanjë, policia: Si i vidhnin bizhuteritë dhe sendet me vlerë nëpër vila

Goditet banda e hajdutëve shqiptarë në Spanjë, policia: Si i

Autoritetet spanjolle kanë raportuar se kanë arrestuar tre shqiptarë, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin grabisnin banesa dhe vila në zona të ndryshme.

Sipas mediave spanjolle, hetimi ndaj grupit të strukturuar nisi që më 16 nëntor 2019, pas një incidenti të kryer në qytetin e Griñón, në të cilin ata arritën të marrin një sasi bizhuterish dhe parash që tejkaluan shumën 6.000 euro.

Objektivi kryesor i grupit ishin vilat, në të cilat hynin përmes dritareve, ndonëse të pajisura me sisteme alarmi dhe kamera.

Mediat shkruajnë se grupi kriminal ishte një qelizë shumë aktive që vepronte praktikisht çdo ditë, duke kryer mesatarisht dy grabitje.

Të arrestuarit akuzohen për të paktën pesëmbëdhjetë vjedhje në shtëpi, kryesisht në qytetet Guadarrama, Alpedrete, Torrelodones, Venturada, Griñón, Boadilla del Monte dhe Villaviciosa de Odón.

Pas arrestimit, u bë e mundur edhe sekuestrimi i një sasie sendesh me vlerë në banesën e tyre në Rivas Vaciamadrid.

Të fundit