Flash News

KRYESORE

Goditet grupi i ISIS, planifikonte sulm ndaj Anglisë në botëror

Goditet grupi i ISIS, planifikonte sulm ndaj Anglisë në botëror

Goditet një grup terrorist në Rusi, pasi po organizonin një sulm në një nga ndeshjet e botërorit “Rusi 2018”, që pritet të nisë që muajin qershor.

Sipas mediave ruse, terroristet kishin planifikonin të sulmonin në ndeshjen e parë të Anglisë. Shërbimet sekrete pas hetimeve disa mujore arritën të shkatërronin celulën e ISIS, duke vënë në pranga tre prej tyre në qytetin e Rostov.

Bëhet fjalë për dy 21-vjeçarë nga Azia Qendrore, të cilët mendohet se po përgatiteshin për pjesëmarrjen në një aktivitet të organizatës terroriste në Shën Petersburg, thanë burime nga agjencitë e zbatimit të ligjit.

 

Të fundit