Flash News

KRYESORE

Goditet grupi kriminal në Itali, në pranga 5 shqiptarë

Goditet grupi kriminal në Itali, në pranga 5 shqiptarë

Policia italiane ka arrestuar gjatë mëngjesit të sotëm, 6 persona,  5 prej të cilëve shtetas shqiptarë e 1 shtetase italiane, me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas mediave lokale, policia ka shkatërruar aktivitetin kriminal të kësaj bande që merrej me trafikun e drogës, kryesisht kokainë, në territorin e komunës së Anagnit.

Në pranga janë vënë shqiptarët: Anton Feza, 34 vjeç, Leonard Kasaj, 36 vjeç, Mezin Cinaj, 36 vjeç dhe shtetasja italiane Marina Todora, 43 vjeç.

Ndërsa në urdhër-arresti shtëpie janë vënë Agim Cepele, 43 vjeç e Përparim Tafa, 42 vjeç.

Të fundit