Flash News

KRYESORE

Goditet grupi që shiste kokainë në Tiranë, 5 të arrestuar. Zonat ku vepronin në kryeqytet

Policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona si pjesë e një grupi të shpërndarjes së lëndve narkotike në kryeqytet. Policia ka vënë në pranga shtetasit E.H., 41 vjeç, banues në Tiranë, A. P., 28 vjeç, banues në Elbasan, M. J., 34 vjeç, banuese në Elbasan, Sh. M., 51 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë dhe shtetasin M.G., 26 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë.

Policia sqaron se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin shisnin lëndë narkotike e llojit të dyshuar "Kokainë" me klientelë kryesisht në zonën e Oxhakut, Xhamllikut etj në qytetin e Tiranës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjetet tip "Golf 5", që këta shtetas leviznin i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

  • 256.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Kokainë"

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

  • 2 automjete
  • 8 telefona celularë

Të fundit