Flash News

KRYESORE

Goditet me sende të forta kryebashkiaku i Selanikut, edhe Erion Veliaj dënon aktin

Goditet me sende të forta kryebashkiaku i Selanikut, edhe Erion Veliaj

Mesditën e sotme, kryetari i Bashkisë së Selanikut, Yiannis Boutaris është  sulmuar fiziksht gjatë një ceremonie në kujtim të masakrës së grekëve në Detin e Zi në Turqi gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore Yiannis Boutaris, 75 vjeç, është nxjerrë me eskortë nga një ceremoni që u zhvillua dje e cila degjeneroi në dhunë.

Ndërsa kryebashkiaku Butaris ka mbërritur për të ndjekur pjesë nga ceremonia, disa persona të panjohur e kanë dhunuar duke e qëlluar me mjete të forta, me grushte e shkelma, duke e shtyrë dhe duke hedhur drejt tij sharje.

“Ata më godisnin kudo, me qëllonin me grushte, me shkelma”, theksoi ai për agjencinë kombëtare të lajmeve ANA.

Nga ana tjetër, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili deklaroi se nacionalistët nuk mund të imponojnë bindjet e tyre nëpërmjet dhunës.

“Kjo është një mizori. Kryetari i Bashkisë, Yiannis Boutaris është një forcë e mahnitshme e arsyes dhe modernizimit. Nacionalistët nuk mund të imponojnë rrugën e tyre në shoqëritë tona përmes dhunës. Solidaritet me qytetarët e Selanikut dhe kryetarin e tyre të mrekullueshëm të bashkisë”, shkruan kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një mesazh në “Twitter”.

https://www.youtube.com/watch?v=jtdJsdaeVsA

Të fundit