Flash News

KRYESORE

Goditet në Itali grupi i sofistikuar italo-shqiptar i shitjes së drogave, furnizohej nga Shqipëria

Goditet në Itali grupi i sofistikuar italo-shqiptar i shitjes së

Policia italiane arrestoi 17 persona dhe shkatërroi një grup italo-shqiptar që merrej me shitjen e drogave. Në pranga ranë 9 shqiptarë, të cilët banonin në zonën e Breshias, si edhe 8 italianë. Një tjetër person u shpall në kërkim.

Sipas “Bresciaoggi”.it, grupi përdorte “Deep Web” ose platforma në internet, ku kontrolli i autoriteteve është më i pakët për të kryer shitjen e drogave.

Hetuesit si fillim nisën kontaktet për të bërë blerje të drogave sintetike, e më pas falë hetimeve arritën që të zbulonin gjithë grupin e ta godisnin atë.

Policia italiane zbuloi se droga futej nga Shqipëria drejt Italisë dhe tregtohej në zonat e Val di Non dhe në Breshia, ndërsa emrat e të arrestuarve nuk janë bërë ende publikë. Policia e shtetit italian bën me dije se të arrestuarit kanë mbiemrat Gjepali, Tartari, Vrioni etj.

Organizata e shpërndarjes së drogave furnizohej nëpërmjet kanaleve të ndryshme nga Holanda, Shqipëria apo Gjermania, në mënyrë që të shmangte zbulimin nga policia. Përveç drogave sintetike, ata shisnin edhe hashash e kokainë.

Të fundit