Flash News

KRYESORE

Goditet një prej grupeve më të rrezikshme kriminale. Xhafaj: Detajet jepen sot në konferencë

Goditet një prej grupeve më të rrezikshme kriminale. Xhafaj:

Një prej grupeve më të rrezikshme kriminale në veri të vendit është goditur në orët e fundit në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj njofton se operacioni është organizuar njëkohësisht në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam, ndërkohë që detajet do të bëhen publike në konferencën që do të zhvillohet në orën 10:00 në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

“Një tjetër super-aksion policor në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit” nga ana e Task Forcës Speciale Qendrore së Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Operacioni “Forca e Ligjit” goditje ndëshkuese njëkohësisht në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam (Holandë), me disa të arrestuar për një nga grupet kriminale më të rrezikshëm në veri të vendit. Detajet në Konferencë për media, sot në 10.00, në Policinë e Shtetit”, shkruan Xhafaj në një postim në ‘Twitter’.

Mbrëmjen e djeshme u raportua për arrestimin e Safet Bajrit, një prej personave me rrezikshmëri të lartë në Shkodër dhe i shpallur në kërkim nga Belgjika. Nuk konfirmohet ende zyrtarisht nëse arrestimi i Bajrit lidhet me operacionit për të cilin flet ministri Xhafaj.

Të fundit