Flash News

KRYESORE

Goditet rrjeti i trafikut të qenieve njerëzore në Gjirokastër, dy policë të arrestuar

Goditet rrjeti i trafikut të qenieve njerëzore në

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër në bashkëpunim me SHÇBA, kanë finalizuar me sukses operacioni “Green border”, ku kanë arrestuar tre shtetas dy prej tyre policë kufitar, pasi akuzohen për trafikim të qenieve njerëzore. Punonjësit e Policisë Kufitare Timo Ciko dhe Bledar Duçka akuzohen për të për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.

Prej disa muajsh SHÇBA kahetuar në lidhje me këtë çështje përmes informacioneve të siguruara në rrugë operacionale, për kalimin e shtetasve shqiptarë dhe të huaj përmes kufirit të gjelbër drejt Greqisë në mënyrë ilegale.

Ditën e sotme, strukturat e SHÇBA kanë arrestuar në flagrancë:

- Timo Ciko, 50 vjeç, shef i ruajtjes së kufirit të gjelbër, në Drejtorinë e Policisë Kufitare Gjirokastër;

- Bledar Duçka, 43 vjeç, trup shërbimi për kufirin e gjelbër, në Drejtorinë e Policisë Kufitare Gjirokastër;

- Shpëtim Brakaj, 41 vjeç, nga Fieri.

Kundrejt pagesave që varionin nga 300 deri në 400 euro për çdo person, të siguruar nga shtetasi Brakaj, punonjësit e Policisë në vijën kufitare, siguronin kushtet për të kaluar drejt vendit fqinj në mënyrë ilegale pa kryer procedurat ligjore.

Shtetasit që kalonin përmes pagesave tek rrjeti i dyshuar i trafikuesve, e kishin të pamundur të udhëtonin në zonën Shengen për shkak të problemeve me afatet e shkelura kohore, apo mos përmbushjen e kushteve të kalimit të lirë. Gjatë arrestimit në flagrancë, të ndaluarve u janë sekuestruar një sasi euro, lekë, dollar, telefona celularë dhe 1 automjet. Hetimi po vijon për zbulimin e personave të tjerë të implikuar.

Të fundit