Flash News

KRYESORE

Goditi me grusht të moshuarin, arrestohet i riu, policia i gjen kanabis gjatë kontrollit

Goditi me grusht të moshuarin, arrestohet i riu, policia i gjen kanabis

Policia e Durrësit ka arrestuar një 33-vjeçar pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grusht në sy një 64-vjeçar me inicialet H.L.

Igli Shahini, i cili sipas policisë, është një person me precedentë të mëparshëm ju gjet gjatë kontrollit edhe një sasi me kanabis sativa.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

  • Igli Shahini 33 vjeç, banues në Durrës.

Shahini, më datë 28.08.2018 , në lagjen Nr.14 Durrës, për motive të dobëta ka goditur me grusht në sy shtetasin H.L. 64 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Shtetasi i ndaluar është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe narkotikëve”, njofton policia.

 

Të fundit