Flash News

KRYESORE

Goditi me sende të forta një person, shpallet në kërkim efektivi i Gardës

Goditi me sende të forta një person, shpallet në kërkim

Një efektiv i Gardës së Republikës është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka dhunuar një person. Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet.

Sipas policisë dyshohet se 35-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë kanë goditur me sende të forta një shtetas, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës.

Njoftimi i policisë

Policia e Tiranes ka shpallur ne kerkim efektivin e Gardes se Republikes M.H., i dyshuar per vepren penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.

Ngjarja ka ndodhur në datë 24.12.2019 dhe materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

35 vjeçari, dyshohet se ne bashkepunim me persona te tjerë (punohet për identifikimin e kapjen e tyre) kanë goditur me sende të forta nje shtetas, i cili po merr ndihmen mjekesore.

Të fundit