Flash News

KRYESORE

“Goditi policin me gur”, kryetari mbron punonjësin e Bashkisë: Nuk ishte në protestë

“Goditi policin me gur”, kryetari mbron punonjësin e

56-vjeçari Pëllumb Isufaj nga Drenova, me detyrë inspektor mjedisi në Bashkinë Ballsh është arrestuar pasi dyshohet se ka goditur me gurë në kokë policin e FNSH-së në protestën e Fierit. Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar kreu i Bashkisë, Agron Kapllanaj.

“Inspektori i arrestuar nga policia nuk ka qenë në protestë”, shprehet kryebashkiaku, ndërsa shton se inspektori karakterizohet nga vlerat e një njeriu dhe intelektuali të qetë dhe të sjellshëm.

Ai ka shtuar se edhe nëse do ta kishin qëlluar 10 herë inspektorin Isufaj, ai në herën e 10 do të kishte bërë vetëm pyetje personit se përse e qëllon, duke nënkuptuar qetësinë dhe urtësinë e tij.

Të fundit