Flash News

KRYESORE

Goditi të moshuarin me thikë pasi e ngacmoi seksualisht, 23-vjeçari shqiptar dënohet me burg në Itali

Goditi të moshuarin me thikë pasi e ngacmoi seksualisht,

Një 23-vjeçar shqiptar në Itali, është dënuar me 5 vite e 4 muaj burg, pas plagosjes me thikë të një pensionisti italian një vit më parë, pasi ky i fundit e kishte ngacmuar seksualisht.

Shqiptari Marsel Selko, e kishte qëlluar me grushte dhe më pas me thikë 87-vjeçarin italian, teksa ndodhej në shtëpinë e tij për vizitë.

Sipas mediave italiane, ai e kishte njohur të moshuarin pranë një stacioni autobusi, ku kishin shkëmbyer edhe numrat e telefonit, pasi 87-vjeçari ishte shprehur se jetonte i vetëm dhe kishte nevojë për shoqëri.

Më pas ai e kishte ftuar në shtëpinë e tij për kafe, ku kishte tentuar ta prekte dhe i ndodhur në kuzhinë, 23-vjeçari shqiptar e kishte plagosur me thikë.

“E godita me grushte në fytyrë, pastaj me thikë dy herë. Mua nuk më kishte ndodhur kurrë diçka e tillë”, ka thënë i riu shqiptar.

Avokatja e tij, Laura Bertinotti kishte kërkuar lirimin duke thënë se i riu shqiptar e sulmoi pensionistin në kushtet legjitime të vetëmbrojtjes, por gjykata vendosi dënimin me burg të Selkos me 5 vite e 4 muaj.

 

Të fundit