Flash News

KRYESORE

Goditja e katër grupeve kriminale, mes të arrestuarve edhe një sportist

Goditja e katër grupeve kriminale, mes të arrestuarve edhe një

Policia njoftoi sot goditjen e katër grupeve kriminale teksa bëri të ditur edhe emrat e 27 personave të arrestuar. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu tha se operacioni u zhvillua në 12 qytete të vendit.

Mes të arrestuarve, siç raporton ‘Panorama’ është edhe mundësi shkodran Elis Guri. Ai akuzohet për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim.

Elis Guri ka lindur në Shkodër, më 6 korrik 1983 dhe është një sportist shqiptar i mundjes klasike. Në kampionatin Evropian që u zhvilluan në Findalndë ai u shpall fitues i  medaljes së bronzit në peshën 96 kg ndërsa në kampionatin Botëror në vitin 2007 u rendit në vend të 7 duke fituar të drejtën e përfaqësimit me kualifikim në Lojërat Olimpike “Pekin 2008″.

Tashmë, Elis Guri garon për Bullgarinë dhe me 13 shtator 2011 merr medaljen e arit në Kampionatin Botëror të Mundjes në kategorinë 96 kg.

Të fundit