Flash News

KRYESORE

Goditja e radhës për “Clan del Golfo”, pas 613 kg kokainë në Shqipëri kapen dhe 1.6 ton në Kolumbi

Goditja e radhës për “Clan del Golfo”, pas 613 kg

Droga e kapur në portin e Durrësit ditë më parë i përkiste grupit kriminal “Clan del Golfo”. Mësohet se ditën e sotme grupi i kokainës ka pësuar një tjetër goditje. 1.6 ton drogë kokainë është sekuestruar të premten nga forcat e Antidrogës së Kolumbisë, në një port verior të shtetit.

Destinacion i drogës mësohet se ishte qyteti portual Antëerp i Belgjikës. Droga u gjet e fshehur në një kontejner të ngarkuar me banane, në portin e Santa Martës, ndërsa vlera e lëndës narkotike përllogaritet në rreth 89 milionë dollarë, siç njofton policia në një komunikatë. Megjithatë, në këtë operacion antidrogë nuk ka pasur asnjë të arrestuar.

Ndërkohë, sipas asaj që informojnë autoritetet vendase, ditën e martë u kapën edhe 5.2 tonë kokainë në zonën portuale përballë brigjeve të Panamasë, që dyshohet gjithashtu t’i përkasë të njëjtit grup kriminal, destinacion i së cilës ishte sërish Belgjika.

Të fundit