Flash News

KRYESORE

Goditja financiare që po pëson bota nga koronavirusi, rënie në bursën e New York

Goditja financiare që po pëson bota nga koronavirusi, rënie

Përveç dëmeve në njerëz dhe viktimave, frikës e panikut që ka shkaktuar koronavirusi dhe anulimit të shumë eventeve nga të gjitha fushat e jetës, më shumë po e pëson ekonomia, në gjithë botën.

Tregjet e aksioneve vazhdojnë të jenë të tronditura dhe ndikimi i kësaj pandemie në ekonomi do të jetë shumë i madh. Bursa në Nju Jork u pezullua për 15 minuta për shkak se treguesi S&P 500 ra më shumë se 7 përqind në hapje.

Nga përhapja e koronavirusit në SHBA po përhapet frika se kjo pandemi do të bllokojë rritjen ekonomike dhe do ta çojë vendin drejt recesionit, një periudhë e tkurrjes ekonomike. Ndërkohë Shtëpia e Bardhë po shqyrton një sërë masash afatshkurtëra për të zbutur tendosjen financiare për bizneset dhe punonjësit e prekur.

Indeksi Nikkei i Japonisë u mbyll me humbje prej 4.4% ndërsa indeksi Hang Seng i Hong Kongut ra me 3.7% kurse indeksi Shanghai i Kinës pësoi një rënie të vlerës prej 1.5%.Kurse tregjet australiane ranë më shumë se 7% të enjten.

Ndërsa tregjet evropiane u goditën rëndë në orët e para të ditës ndërsa tregjet e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë shënuan një rënie prej 6%.

Të fundit