Flash News

KRYESORE

Godole tregon përse kanë “frikë” nga paketa anti-shpifje: Agron Tufa vazhdon të marrë kërcënime

Godole tregon përse kanë “frikë” nga paketa

Pedagogia Jonila Godole, njëkohësisht  anëtare e Bordit të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, ka folur për kërkesën për azil të Agron Tufës, ish-drejtorit të këtij institucioni.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Godole është shprehur se Tufa vijon të kërcënohet nga disa media e deputetë edhe pas dorëheqjes dhe largimit të tij nga ISKPK.

Sipas saj, e gjitha kjo bëhet për të frenuar punën e studimeve.

“Nuk na habit dhe është e trishtueshme qënë këtë vit 2020 kemi persona që ndihen të rrezikuar personalisht, familjarisht bashkë me fëmijët e tyre dhe marrin rrugën e gjatë, të vështirë dhe të mundimshme të azilit politik si në këtë rast që e ka marrë Agron Tufa që ishte Drejtori i këtij Instituti. Gazeta të caktuara në Shqipëri pas ikjes së tij dhe deputetë vijuan me një gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj tij. Kanë vazhduar me kërcënimet si ‘’do të gjejmë dhe në vrimën e miut po të futesh’’, pra është një kërcënim i hapur. Përpjekje për ta stopuar punën tonë në këtë fushë dhe është keq që të ikë një aktor i rëndësishëm, por ne do vijojmë luftën tonë në këtë pikë”, ka deklaruar Jonila Godole.

Godole ka folur gjithashtu edhe për paketën anti-shpifje, për të cilën është shprehur se me miratimin e kësaj të fundit ISKPK do të ketë pengesa.

“Kam frikë me ligjin ‘Anti – Shpifje’ secila nga faqet ku ne ofrojmë informacione mund të bllokohet me shpejtësi për 48 orë t’i vendoset një ‘pullë’ një njollë në biografi që bie në kundërshtim me ligjin, dhe kjo është ironike pasi një ndër debatet e mëdha që ne kemi patur ka qenë a mundet në të vendosim një pullë për filmat propagandues të kohës së komunizmit dhe kjo jo vetëm nuk u bë, por TVSH që mbahet me taksat tona e ka intensifikuar shfaqjen e këtyre filmave, duke i dhënë ato vazhdimisht dhe unë më shpifje se sa në këto filma, nuk besoj se përhapin portalet e tjera. Prandaj qeveria nuk e ka seriozisht, e ka më shumë seriozisht mbase me ato portalet që janë kritike ndaj saj por problemi nuk qëndron me Shpifjen apo Anti – Shpifjen. Ne kemi një shoqëri indiferente, e cila edhe kur reagon, reagon në rrethin e ngushtë por nuk ka guxim që të flasë. Ka humbur guximin dhe kurajon”, tha Godole.

Të fundit