Flash News

KRYESORE

Gojëkyçur për teatrin, Artan Shkreli shfaqet një ditë pas votimit në Kuvend dhe flet për territorin historik

Gojëkyçur për teatrin, Artan Shkreli shfaqet një ditë

Përpara se Partia Socialiste të vinte në pushtet, Artan Shkreli ka qenë një prej personazheve më të angazhuar në betejat për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri, por posti i këshilltarit dhe më pas i zv/ministrit në Qeverinë e Edi Ramës, i kyçën gojën për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Ai ka publikuar sot një foto me Auron Tare dhe Maks Velon, me të cilët ka biseduar për evidentimin dhe rehabilitimin e rrugëve të vjetra të karvaneve, dhe krijimin e një rrjetëzimi te tyre.

“Me Auronin dhe Maksin mbi evidentimin dhe rehabilitimin e rrugëve të vjetra të karvaneve, dhe krijimin e një rrjetëzimi të tyre, në funksion jo vetëm të njohjes së territorit historik, por edhe të turizmit ekskursionist”, shkruan Shkreli.

Mbrëmjen e djeshme, Kuvendi kaloi me votat deputetëve të PS projektligjin që i hap rrugë shkatërrimit të godinës së Teatrit Kombëtar, ndërkohë që aktorët dhe qytetarët e kanë kundërshtuar fuqimisht.

Delina Fico merr në mbrojtje Edi Ramën dhe sulmon mbështetësit e teatrit: Nuk keni asnjë pikë fisnikërie

Rama dhe Meta sërish në ‘skenën e teatrit’; 20 vite më parë Presidenti përdori policinë kundër artistëve

Të fundit