Flash News

KRYESORE

Gold AG reagon pas lajmit se Ledri nuk do bashkëpunonte kurrë me të: Jam dakord

Jemi mësuar se kur dikush bën një deklaratë kundër një kolegu, i kthehet me po të njëjtën monedhë por ky nuk është rasti i Gold AG. Vetëm 3 muaj më parë, i ftuar në emisionin "NIN", Ledri Vula tha se nuk do të bashkëpunonte kurrë me Gold AG.

Por, i ftuar në emisionin “Sunshine” në radio “Prishtina”, Gold AG ka komentuar këtë deklaratë të Ledrit dhe ka hedhur poshtë lajmet se mes tyre ka një raport të keq.

Ai ka rrëfyer se me Ledrin ka folur shumë shpesh e madje ka rënë dakord me deklaratën e reperit të njohur.

Thjesht nuk i përshtatet natyra me mua. Unë këndoj për diçka ai për diçka tjetër. Ai më ka folur bile gjithmonë i pari sidomos kur është ndarë nga grupi i tij. Ai nuk ka qenë lajm i keq, por i mirë, sepse Ledri ka treguar zgjedhjen e tij."

Të fundit