Flash News

KRYESORE

Goli i rrallë i portierit të Kombëtarës, kurorëzohet në martesë më dashurinë e jetës tij

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani ka publikuar në profilin e tij në “Facebook” foto nga dasma e tij me bashkëshorten tashmë, Efnan Jusufi.

Çifti duket tepër i lumtur teksa kanë realizuar disa foto të këndshme, ndërkohë që gardiani i Pisas nuk ka harruar të bëjë edhe simbolin e shqiponjës në ditën më të rëndësishme të jetës së tij.

Ujkani dhe Efnani celebruan dashurinë e tyre më 2 korrik në një nga restorantet luksoze në Prizren, ku ishin të pranishëm edhe miqtë e tij të ekipit dhe menaxheri italian, Alberto Fontana.

Të fundit