Flash News

KRYESORE

‘Gomari nuk fluturon, nuk është shqiponjë’, Meta: Po pres me padurim për të negociuar 13 tetorin, ose ngelëm edhe për vjeshtë

‘Gomari nuk fluturon, nuk është shqiponjë’, Meta: Po

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një deklaratë për mediat nga Xhafzotaj në Durrës, ku bëri thirrje për njohje të 13 qershorit.

Meta u shpreh se nëse kjo datë e rëndësishme nuk njihet, atëhere kriza politike mund të shkojë drejt thellimit.

“Rama ndoshta e ka datë tersi 13 tetorin, por ne e shtymë provimin e qershorit për në tetor. Nëse edhe në tetor nuk do gjejmë zgjidhje për krizën, mund të ndodhë përshkallëzim akoma dhe më i madh. Nuk duhet të humbasin më asnjë sekondë sot e në vazhdim. Po e pres me shumë durim kryeministrin, për t’i dhënë zgjidhje të përgjegjshme, përndryshe kriza e thellë do të përshkallëzohet. Më 13 tetor do ketë zgjedhje me standarde ndërkombëtare. Nuk ka qoka me ndërkombëtarët, por të arrihen standardet”, deklaroi Meta.

Presidenti foli gjithashtu edhe për ndërkombëtarët, duke thënë se ndonjë prej tyre mund të thotë se ‘gomari fluturon, por kjo gjë nuk ndodh në Shqipëri’.

“Çdo proces gjyqësor që vazhdon të zhvillohet është demonstrim i rrëmujehanës që zhvillohet. Mungesë e respektit për Kushtetutën, keqzbatimi i qëllimshëm dhe i njëanshëm i ndryshimeve kushtetuese që u realizuan tri vete më parë. Me një qarkore u shpall inegzistent dekreti i Presidenti dhe u mblodh organizata socialiste në KQZ dhe u bë presion ndaj Kolegjit Zgjedhor, dhe u bë rrëzimi i kërkesës së zotit, Idajet si rrëzimi i dekretit të Presidentit. Por siguroj shqiptarët që nuk ka patur zgjedhje të qytetareve, as zgjedhje kushtetuese në 30 qershor. Çdo ndërkombëtar që thotë që gomari fluturon,  kjo mund të ndodhë në art dhe pikturë, por në Shqipëri e dimë që gomari nuk fluturon. Nuk është shqiponjë”, u shpreh Meta.

Të fundit