Flash News

KRYESORE

Gomonia me drogë e kapur në Itali, policia jep sqarime për dy skafistët nga Vlora

Policia shqiptare ka dhënë detaje në lidhje me gomonen me 900 kg drogë që u kap në Itali në bordin e të cilit u kapën dy shtetas shqiptarë nga Vlora.

Policia thotë se gomonia me drogë është nisur nga Mali i Zi ndërkohë që shtetasit me iniciale A.B. 40 vjeç dhe K.B., 53 vjeç nga Vlora të arrestuar në flagrancë për trafik ndërkombëtar narkotikësh, kanë kaluar në datë 22 janar 2018, në orën 14:42 minuta dhe 15:34 në Pikën e Kalimit kufitar të Muriqanit drejt Malit të Zi.

Bazuar në informacionet për implikim të mundshëm në aktivitet kriminal, Policia shqiptare njoftoi homologët malazeze për lëvizjet e dy të dyshuarve. Ata u mbajtën nën vëzhgim për 3 ditë me radhë në territorin e Malit të Zi.

Me daljen e gomones në det u angazhuan forcat e Guardia di Finanzas dhe policitë kufitare të 3 vendeve si dhe Frontex. Pas disa orë ndjekje, trafikantët kanë hedhur në det lëndën narkotike dhe janë larguar duke tentuar arratisjen, por pa sukses.

Të fundit