Flash News

KRYESORE

"Google" respekton rregullat dhe jep mesazhin për përdoruesit e saj

Google ka dhënë një tjetër mesazh sa i përket rregullave të COVID-19. një “Google Doodle” për të theksuar rëndësinë e vënies së maskës. Faqja gjigantit të kërkimit po shfaq një ‘doodle’, ku çdo shkronjë bën pjesën e saj, duke ndjekur udhëzimet e Centers for Disease Control and Prevention (CDC).

Në këtë “doodle”, shkronjat e Google mbajnë maska me ngjyra. Më pas këtyre shkronjave u dalin këmbët dhe largohen njëra nga tjetra për të treguar përpjekjen e tyre për të respektuar distancimin social.

Duke klikuar tek animacioni, ju shkoni te faqja për parandalimin e COVID-19 të Google.

Të fundit