Flash News

KRYESORE

Gotze kushton zero euro, tre klube italiane vihen në ndjekje të tij

Gotze kushton zero euro, tre klube italiane vihen në ndjekje të tij

Ishte minuta e 113-të e shtesës, kur Mario Gotze i dha trofeun e katërt botëror Gjermanisë në Brazil. Në finalen me Argjentinën, mesfushori aktual i Dortmundit bëri atë që nuk e priste ndosht askush, duke dërguar topin në rrjetë pas një stopimi magjik me gjoks.

27-vjeçari ka kohë që e ka humbur ritmin me të cilin ishim mësuar ta shihnim te Borussia Dortmund. Atij iu zbulua një problem shëndetësor, që e shqetësonte prej kohësh, dhe nuk ia doli kurrë të bëhej lider te Bayern apo në kombëtaren gjermane.

Sidoqoftë, shanset janë aty. Në fund të qershorit atij i përfundon kontrata me Dortmundin dhe mund të largohet me parametra zero. Gazeta gjermane "Bild" rasporton se tre klube italiane janë gati ta transferojnë. Bëhet fjalë për Romën, Interin dhe Napolin.

Gotze këtë sezon ka shënuar vetëm 3 gola në 19 ndeshje. Ai nuk konsiderohet titullar në "Signal Iduna Park", por në kampionatin italian mund të zbulojë veten.

Të fundit