Flash News

KRYESORE

Gozhduan dyert e fakulteteve, Rama me hyrje të pazakontë: Disa studentë mund të humbasin vitin; pedagogët rrinë kafeve

Gozhduan dyert e fakulteteve, Rama me hyrje të pazakontë: Disa

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sa i takon veprimit të disa studentëve, të cilët në shenjë simbolike gozhduan dyert e disa fakulteteve, me qëllim bojkotin e procesit mësimor.

“Kam një shqetësim se duke gozhduar dyer apo mjete të tjera rrugaçërie, duke u futur në korridore të fakulteteve për të penguar ata që duan të bëjnë mësim, po pengojnë zhvillimin  mësimit. Kjo rrezikon t’i çojë punët keq se rrezikon t’i shtyjë ditët e auditorit në korrik dhe në gusht, madje dikujt t’i humbasë fare vitin. Është domosdoshmëri që drejtuesit e universitetit të reagojnë.

Ka pedagogë që refuzojnë të bëjnë mësim, preferojnë që t’i lënë studentët rrugëve se duan të rrinë vetë nëpër kafe, sic ka drejtues univers se ka frikë se ky proces do shkojë drejt tyre që nga rektori bëjnë lojën e nondajës”, u shpreh kryeministri.

Gjatë një takimi me koordinatorët e bashkëqeverisjes, Rama tha se po bën një hyrje të pazakontë duke u ndalur te biseda deri në orët e vona me disa studentë në whatsupp.

“Po bëj një hyrje të pazakonshme për faktin se kam patur një “shkëmbim zjarresh” deri rreth orës 3 të mëngjesit me një masë studentësh që më mësynë whatsup dhe patëm mundësinë të zhvillojmë dialog të pazakonshëm të cilëve u jam përgjigjur në kushtet e një shkëmbimi pa dorashka, ku ka patur lloj lloj prurjesh, mesazhesh që nga më vulgaret deri te më prekëset”, u shpreh Rama.

Të fundit