Flash News

KRYESORE

Grabisin pikën e këmbimit valutor në Fier, qëllohen me armë dy persona, njëri në gjendje të rëndë

Grabisin pikën e këmbimit valutor në Fier, qëllohen me

Dy persona kanë grabitur një  pikë këmbimi valutor në Fier pak minuta më parë. Si pasojë i plagosur ka mbetur rëndë shitësi i byrekut, i cili i ka ardhur në ndihmë punonjësit të pikës valutore. Po ashtu mësohet se dhe një tjetër person, identiteti i të cilit nuk dihet, ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pranë gjimnazit ‘Janaq Kilica’. Policia e Fierit bën me dije se në kohë rekord ka kapur njërin prej autoreve, pas ndjekjes policore.

Autori mësohet se ka braktisur mjetin në fshatin Baltes dhe është hedhur në lumëe për të kaluar në anën tjetër. Policia e ka ndjekur dhe e ka kapur. Eshtë bllokuar gjithashtu edhe një çantë me paratë që janë grabitur. Policia është vënë në ndjekje të autorit të dytë.

Të fundit