Flash News

KRYESORE

Grabiten paratë e Drejtorisë së Patentave, dy persona të armatosur largohen drejt Shijakut

Grabiten paratë e Drejtorisë së Patentave, dy persona të

Një grabitje me armë ka ndodhur rreth orës 16:30, në zonën e Shkozetit në Durrës. Makina që transportonte paratë e Drejtorisë së Patentave është grabitur nga dy persona të maskuar dhe të armatosur.

Grabitësit kanë mundur të neutralizojnë policët privatë dhe pasi kanë marrë shumën e parave, janë arratisur drejt Shijakut me një automjet të tipit ‘Benz’.

Sipas raportimeve, 7.5 milionë lekë është shuma e grabitur nga automjeti i blinduar.

Të fundit