Flash News

KRYESORE

Grabitësit luftë me policinë në Fier, identifikohet njëri prej tyre, e moshuara rrëfen tmerrin dhe si dështoi plani i autorëve

Momente tmerri ka përjetuar çifi i të moshuarve Minella dhe Elsa Muça, në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “29 nëntori” në Fier. 4 persona të maskuar dhe të armatosur tentuan të grabisnin banesën e çiftit në katin e tretë të pallatit, por plani i tyre u finalizua siç e kishin planifikuar, pasi të moshuarit kanë njoftuar menjëherë policinë sapo kanë kuptuar se dikush po tenton të hapë derën e jashtme.  

Gjatë aksionit për ndalimin e autorëve, pati shkëmbim me armë zjarri, e për pasojë njëri prej tyre u qëllua për vdekje, ende i paidentifikuar. Një tjetër u plagos, i identifikuar si Arben Muça 37-vjeç,  i cili është në spital jashtë rrezikut.

Në një intervistë për “News 24”, zonjë e shtëpisë, Elsa Munella ka rrëfyer momentin e frikshëm kur ndodhi tentativa e grabitjes.

“Dëgjuam zhurma, kuptuam që dikush po tentonte të hapte derën e jashtme. U frikësuam pa masë. Më pas morëm policinë dhe i kërkuam ndihmë, ndërsa autorët nuk arritën ta hapin derën dhe na shpëtoi llozi i fortë”, u shpreh e moshuara, duke lënë të kuptohet se autorët u kishin dhënë kohë policisë, e cila ka ndërhyrë menjëherë për ndalimin e tyre.

Elsa Muça

Kush është çifti Muça?

Sipas të dhënave të deritanishme, çifti nuk njihej si familje e pasur. Munella Muça punonte si shofer në një pikë ku shiteshin pjesë elektrike dhe njihet si person pa konflikte. Deri tani mbetet e dyshimtë se pse autorët zgjidhën pikërisht banesën e tyre për ta grabitur. Ndërkohë, policia ka sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë, për të zbuluar më shumë nga ngjarja e rëndë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe drejtori i policisë, ndërsa vihen re ende gjurmët e gjakut të viktimës dhe autorit të plagosur. Dy autorët e tjerë u larguan dhe janë në kërkim nga policia.

Të fundit