Flash News

KRYESORE

Grabitet me dhunë e moshuara në Belsh, fqinjët e gjejnë pa ndjenja

Grabitet me dhunë e moshuara në Belsh, fqinjët e gjejnë pa

Mbrëmjen e ditës së hënë rreth orës 22:00 në Belsh të Elbasanit është grabitur me dhunë një e moshuar. 70 vjeçarja Naferit Tafani ka qenë në banesën e saj në mbrëmje dhe papritur është gjendur përballë dy grabitësve me maska, të cilët kanë hyrë në shtëpinë e saj e kanë goditur me qytën e pistoletës dhe më pas kanë vjedhur rreth 2 milion lekë të vjetra.

70 vjeçarja është gjetur pa ndjenja në shtëpi nga fqinjët e saj të cilët kanë njoftuar policinë. Naferit Tafani jetonte vetëm me bashkëshortin i cili në atë moment nuk ndodhej në shtëpi. Ndërkohë e moshuara ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.

Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes, idnetifikimin dhe kapjen e grabitësve.

Të fundit