Flash News

KRYESORE

Grabitet hoteli i VIP-ave në Paris, hajdutët me armë bëjnë kërdinë

Hoteli i njohur Ritz në Paris është grabitur mbrëmjen e djeshme. Hajdutë të armatosur kanë thyer vitrinat e një dyqani dhe kanë vjedhur stoli në vlerë prej 4.5 milionë eurosh.

Policia bëri të ditur se kanë arrestuar tre persona të dyshuar në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë janë larguar. Gjithashtu, policia theksoi se në incident nuk është plagosur askush dhe se stolitë e vjedhura nuk janë gjetur ende, raporton Rel.

Raportohet se në kohën e incidentit në dyqan kanë qenë dy njerëz, të cilët kanë alarmuar policinë. Ritz është një hotel luksoz, i cili daton nga shekulli 19. Ai është rihapur në vitin 2016 pas një rinovimi katërvjeçar.

Në këtë hotel kanë qëndruar njerëz të famshëm si: Ernest Hemingway, Coco Chanel dhe princesha Diana.

 

 

Të fundit