Flash News

KRYESORE

Grabitet kantina e verës së ministrit të LSI, autorët lidhin rojen dhe marrin kasafortën

Grabitet kantina e verës së ministrit të LSI, autorët lidhin

Një grabitje me maska ka ndodhur sot në një kantinë vere në fshatin Rrashbull, Durrës.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se autorët kanë qenë tre persona, ende të paidentifikuar të cilët kanë lidhur rojen dhe kanë hyrë në ambientet e kantinës “Gjergj Kastrioti”, kanë marrë një nga mjetet e kantinës  dhe kasafortën dhe janë larguar me furgonin e firmës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Sipas ”Panorama” kantina e verës “Gjergj Kastrioti” i përket familjes së Ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Nga ky i fundit nuk ka asnjë prononcim deri tani.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 19.06.2017, rreth orës 04:00,në Rrashbull, në Kantinën e Verës “Gjergj Kastrioti”, tre persona me maska, kanë hyrë në ambientet e Kantinës, kanë lidhur rojen dhe në një nga zyrat kanë marrë një kasafortë. Më pas kanë marrë edhe mjetin e Kantinës, furgon tip benz me targa DR 3538 D dhe janë larguar. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Të fundit