Flash News

KRYESORE

Grabitet një agjenci kredish në Tiranë, autori i armatosur

Grabitet një agjenci kredish në Tiranë, autori i armatosur

Mesditën e sotme është grabitur një pikë biznesi për dhënie kredish të vogla në kryeqytet.

Mësohet se një person i maskuar, nën kërcënonin e një arme zjarri pistoletë ka marrë një sasi parash dhe është larguar me vrap.

Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë, Shqiponjat, forca e posaçme operacionale.  Po shqyrtohen edhe kamerat e sigurisë.

 

Informacion paraparak

Në Tiranë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person i maskuar, nën kërcënimin e një arme zjarri në dukje “pistoletë”, ka marrë një sasi parash dhe është larguar me vrap.

Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit.

Të fundit