Flash News

KRYESORE

Grabitet një supermarket pranë “Zogut të Zi” në Tiranë, zbardhet shuma që morën autorët

Grabitet një supermarket pranë “Zogut të Zi” në

FOTO ILUSTRUESE

Grabitet në orët e para të mëngjesit të sotëm një supermarket në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.00 të mëngjesit të së dielës, në një supermarket pranë zonës së “Zogut të Zi”.

Sipas të dhënave paraprake, autorët kanë thyer me sende të forta derën e supermarketit dhe pasi kanë mundur të hyjnë kanë marrë prej andej një shumë prej 40 mijë lekësh të reja, si dhe disa steka cigaresh.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre.

Të fundit