Flash News

KRYESORE

Grabitet shtëpia e ish-kryeministrit, autorët vjedhin bizhu me vlerë 30 mijë euro

Ka rënë pre e grabitjes banesa e ish-kryeministrit të Italisë, Romano Prodi.

Autorët kanë shfrytëzuar momentin kur ai bashkë me bashkëshorten e tij,  Flavia Franzoni kishin shkuar në Romë, për të marrë pjesë në një aktivitet ku prezent ishte edhe Papa.

Sipas “repubblica.it”, autorët kanë plaçkitur shtëpinë në qendër të Bolonjës duke marrë sende me vlerë si bizhu, që kapnin vlerën e rreth 30 mijë eurove, shkruan politiko.al.

Hetuesit kanë përjashtuar mundësinë nëse vjedhja ka lidhje politike, por thjeshtë një grabitje e zakonshme shtëpie.

Të fundit