Flash News

KRYESORE

Grabitet shtëpia e Shakirës dhe Pique, autorët marrin gjithçka gjejnë

Shtëpia në Barcelonë, e këngëtares së njohur Shakira dhe futbollistit spanjoll Pique është grabitur mbrëmjen e djeshme.

Duket se hajdutët kanë përfituar nga fakti që këngëtarja ndodhet në turne dhe Pique është i angazhuar për Botërorin.

Sipas medias spanjolle “El Pais”, shtëpia ishte në rikonstruksion dhe policia gjeti brenda saj vetëm veglat e punës së punëtorëve pasi gjithçka tjetër ishte grabitur.

Kanë qenë pikërisht punëtorët ata që lajmëruar mëngjesin e sotëm autoritetet, dhe më pas kanë njoftuar edhe çiftin e famshëm.

Grabitësit nuk janë identifikuar ende, ndërkohë që po vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Të fundit