Flash News

KRYESORE

Grabiti 8300 euro, gjykata i jep liri me kusht turistit ukrahinas

Grabiti 8300 euro, gjykata i jep liri me kusht turistit ukrahinas

Turisti ukrahinas që u arrestuar tri ditë më parë, pasi i vodhi e 8300 euro pueshuesit në qytetin e Sarandës, është lënë i lirë nga gjykata, përkundrejt garancisë prej 8 mijë eurosh.

Oleg Koval, u arrestua tri ditë më parë në aeroportin e Rinasit, ku ka qenë së bashku me djalin e tij duke u larguar nga Shqipëria. Sipas njoftimit të policisë, 43- vjeçari ukrainas, është autori i vjedhjes së ndodhur në lagjen “Nr 1” të qyteti bregdetar, ku në një hotel i ka vjedh shumën prej 8300 eurosh 40- vjeçarit I.P.

Pas kontrollit të ushtruar 43- vjeçarit, policia i ka gjetur 32 prerje 50 euro të cilat i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Të fundit