Flash News

KRYESORE

Grabiti dhe vrau italianin, arrestohet nga ‘Interpol’ vrasësi nga Dibra

Grabiti dhe vrau italianin, arrestohet nga ‘Interpol’ vrasësi

Arrestohet nga Interpol Tirana dhe policia e Dibrës një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga ka rënë Argit Turrshilla, 25 vjeç, lindur në Maqellarë në Dibër.

Ai akuzohet nga drejtësia italiane për  “Vrasje” dhe “Vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen” e një shtetasi italian me inicialet P. G.

“Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali pasi Gjykata e Santa Maria Capua Vetere/Itali, ka lëshuar Urdhër Arrestin Ndërkombëtar për këtë shtetas për veprat penale “Vrasje” dhe “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga legjislacioni Italian. Maksimumi i dënimit 30 vjet burg”,sqaron policia.

Çfarë ka ndodhur

Në datë 23.09.2015 sipas policisë, Argit Turshilla në bashkëpunim me shtetasin R. T. në lokalitetin Santa Maria Capua Vetere/Itali gjatë një grabitje me armë kanë vrarë shtetasin italian P. G.

Pas krimit, i riu nga Dibra u shpall në kërkim dhe u kap në vendlindjen e tij nga policia shqiptare.

Të fundit