Flash News

KRYESORE

Grabitja 10 milionë euro/ Societe Generale transportonte paratë e fundit, pas shitjes te grupi hungarez

Grabitja 10 milionë euro/ Societe Generale transportonte paratë e

Societe Generale Albania ishte një nga bankat që po transportonte paratë e grabitura në Rinas. Sipas informacioneve, banka e pestë më e madhe në vend ka qenë duke nxjerrë sasinë e fundit te parave nga vendi, pas shitjes të banka hungareze e OTP, në kuadër të një marrëveshjeje më të gjerë për shitjen e degëve të grupit francez Societe Generale në gjithë rajonin.

Mediat bullgare kanë raportuar se Banka franceze Société Générale (SG) po tërheq biznesin e saj nga Evropa Qendrore dhe Lindore, konkretisht në Bullgari, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbi, pasi këto tregje janë të mbingarkuara dhe jo tërheqëse në këtë moment, prandaj SG është duke u larguar prej tyre, veçanërisht pasi bankat nuk janë as në top 3 të këtyre vendeve.

Blerësi OTP Bank Group, me zyra qendrore në Hungari, është një nga ofruesit më të mëdhenj të shërbimeve financiare të pavarura në Evropën Qendrore dhe Lindore me një gamë të gjerë shërbimesh bankare për individët privatë dhe klientët e korporatave. Grupi OTP përfshin banking, dhënie shërbimesh në fushën e sigurimeve, pasurive të paluajtshme, factoring, leasing dhe menaxhim të aseteve, fondeve të investimeve dhe pensioneve. Banka u shërben klientëve në 9 vende, Hungaria, Sllovakia, Bullgaria, Serbia, Rumania, Kroacia, Ukraina, Mali i Zi dhe Rusia.

Në Shqipëri, Societe Generale kishte një total aktivesh prej 81.4 miliardë lekësh në fund të vtit 2017, ose 5.6% e totalit të aktiveve në sistem, sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave. Banka ka 8.5% të stokut të kredive dhe 6.2% të depozitave.

Banka Societe hyri në Shqipëri përmes blerjes së aksioneve të Bankës Popullore, në vitin 2007. Societe ka pasur një aktivitet pozitiv në vite, si në drejtim të treguesit të kredive me probleme, që ka qenë më i ulëti në sistem, ashtu dhe të treguesve të përfitueshmërisë (kthyeshmërisë nga kapitali dhe aktivet), teksa ka rritur pjesën e tregut në mënyrë të qëndrueshme.

Të fundit