Flash News

KRYESORE

Grabitja e argjendarisë në Shkodër, policia arreston dy persona

Grabitja e argjendarisë në Shkodër, policia arreston dy persona

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona si të akuzuar për grabitjen e një argjendarie në këtë qytet në datën 3 shkurt.

Policia njofton se ka arestuar shtetasin Françesko Vukaj, 23 vjeç, banues në fshatin Rrenc, Shkodër, gjithashtu edhe shtetasin Iraldo Filipi, 28 vjeç, banues në fshatin Gajtan.

Ndalimi i shtetasit Francesko Vukaj, u bë pasi dyshohet si autor i grabitjes me datë 03.02.2018, ku me mjetin tip Volksëagen pa targa, ka goditur qepenin e një argjendarie në lagjen “Vasil Shanto”, ka marrë disa sende floriri brenda, dhe më pas është larguar duke braktisur mjetin. Ndërsa shtetasi Iraldo Filipi u arrestua, pasi në anën tjetër të rrugës ka qenë duke pritur me mjetin tip Benz, për t’u larguar sëbashku me shtetasin Françesko Vukaj nga vendngjarja, pas grabitjes së argjendarisë”, njofton policia.

Gjtihashtu është sekuestruar edhe makina që dyshohet se është përdorur nga autorët për largimin nga vendngjarja, si dhe një orë dore floriri e cila rezulton e vjedhur në argjendari.

 

 

Të fundit