Flash News

KRYESORE

Grabitja e biznesmenit, flet fqinji: Vetëm kërkonte telefonin për të njoftuar policinë

Grabitja e biznesmenit, flet fqinji: Vetëm kërkonte telefonin për

Një natë pas ngjarjes ku familja e një biznesmeni u dhunua dhe u grabit nga tre persona të armatosur e maskuar në banesën e tyre, në të gjithë lagjen numër 14 në Shkozet dhe jo vetëm, paniku është i madh tek të gjithë banorët.

Vetë biznesmeni Kelmendi jashtë kamerës shprehet se kanë shpëtuar mirë pas dhunës së ushtruar nga tre personat e maskuar që i grabitën shumën e parave.

Pasi janë larguar tre personat e maskuar të paidentifikuar ende nga policia, kanë qenë fqinjët e tyre që iu kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë lajmëruar policinë.

“Erdhën duke thirrur tek porta. O Xhevo o Xhevo hape derën, dola me vrap i thashë çfarë ka ndodhur. Më tha kanë ardhur hajdutët, më kanë rrëmbyer djalin. Vetë ishte i gjakosur, që e kishin goditur dhe kërkonte telefonin për të njoftuar policinë. E njoftuam pastaj policinë me telefonin tonë, sepse ata s’i kishin telefonat dhe pastaj erdhën policia e të tjerët”, sqaroi fqinji.

Të fundit